29/08 – KM announce
on the meeting of the 07.24.2013, the open invitation for participation in
competitive procedure for construction in concession of the hydropower “Katund
i Vjetër”, “Reja e Velës” and “Dushaj”
the recognition of bonus + 2 to the
provider company.

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E
BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR
DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “KATUND I VJETËR DHE REJA E VELËS”

Në mbështetje të
nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.125/2013, datë
25.4.2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me
propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i
Ministrave

V E N D O S I:

1.
Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në
procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit
“Katund i Vjetër dhe Reja e Velës”, që i jepet shoqërisë “Demal”, sh.p.k..


2.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse
konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katund i Vjetër dhe
Reja e Velës”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut
ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.

3.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij
vendimi.

Ky vendim hyn në
fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T
R I

SALI BERISHA

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E
BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR
DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “DUSHAJ”

Në mbështetje të
nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.125/2013, datë 25.4.2013,
“Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit të
Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

4.
Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në
procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit
“Dushaj”, që i jepet shoqërisë “Shpresa AL”, sh.p.k..

5.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse
konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj”, duhet të
pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili
përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.

6.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij
vendimi.

Ky vendim hyn në
fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T
R I

SALI BERISHA