Dhënie me koncesion për ndërtimin ose rindërtimin e
hidrocentralit/eve

Autoriteti Kontraktues

Në zbatim të Vendimit
të Këshillit të Ministrave nr. 833 datë 18.9.2013 “Për Përcaktimin e
Fushës së Përgjegjësisë Shtetërore të Ministrisë së Energjisë dhe
Industrisë”, MEI është Autoriteti Kontraktues për dhënie me koncesion të
hidrocentraleve.

Kuadri Normative

Ligji Nr.125/2013 i
Ndryshuar me Ligjin Nr. 88/2014 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik
Privat”, i ndryshuar; Vendimi i KM nr. 576, Datë 10.7.2013 “Për
miratimin e Rregullave për Identifikimin, Vlerësimin dhe Dhënien e Koncesioneve
për Hidrocentralet”; Vendimi i KM nr. 575, Datë 10.7.2013 “Për
Miratimin e Rregullave për Vlerësimin dhe Dhënien me Koncesion/Partneritet
Publik Privat”; Vendimi i KM nr. 130, datë 12.03.2014 “Për Kryerjen
në Mënyrë Elektronike të Procedurave Konkurruese të Koncesionit/Partneritetit
Publik Privat” përbëjnë bazën ligjore për dhënien me koncesion të
hidrocentraleve.

Dokumentacioni i
nevojshëm

Dokumentacioni i
nevojshëm për identifikimin e koncesioneve për hidrocentralet është:

-Ekstrakt i Regjistrit
Tregtar të shoqërisë (regjistrimi në QKR);

Projekti, i cili të përmbajë:

-Studim fizibiliteti
mbi zgjidhjen teknike për një shfrytëzim optimal të potencialit ujor;

-Preventivin e
detajuar dhe kostot;

-Grafikun e zbatimit
te projektit;

-Përzgjedhjen e
makinerive dhe pajisjeve qe do te përdoren;

-Studimi mbi mënyrën e
lidhjes me sistemin;

-Materiali grafik.

-Studimi hidrologjik;

-Studimi gjeologjik;

-Plan biznesi;

-Raport mbi ndikimin
në mjedis;

-Vendim nga Këshilli i
Basenit Ujor, të zonës ku do të zbatohet koncesioni, për prioritetin, për
kuotën e marrjes së ujit dhe për sasinë e ujit që mund të përdoret për
prodhimin e energjisë elektrike për kuotat e propozuara.

-Licencat përkatëse të
specialistëve që kanë kryer studimet (të motorizuara).

-Autorizimi që
vërteton se personi, i cili paraqet kërkesën në emër të subjektit, kur ky nuk
është titullari i subjektit, është i autorizuar prej këtij subjekti për të
ndjekur procedurat e koncesionit në emër të subjektit.

-Dokumentacioni i
nevojshëm për vlerësimin e koncesioneve për hidrocentralet është i parashikuar
në Dokumentet Standarde të Procedurës Konkurruese (DSPK), të cilat hartohen
sipas legjislacionit nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP).

Hapat e procedurës

-Kërkesë pranë MEI për
marrjen me koncesion të objektit të studiuar së bashku me dokumentacionin
përkatës

-Vlerësimi teknik dhe
mjedisor i projekt propozimit të pakërkuar nga ana e Oponencës Teknike
Shtetërore (OTSH)

-Vlerësimi ekonomik
dhe financiar nga ana e Grupit të Identifikimit të Projektpropozimeve të
Pakërkuara (GIPP), pranë MEI, e cila në përfundim harton një raport dhe i
propozon titullarit të Autoritetit Kontraktor dhënien e bonusit prej maksimumi
10% të pikëve për rezultatin tekniko-financiar të projektpropozimit;

-Përgatitja e Vendimit
te KM për miratimin e pikëve që jepen si bonus për propozuesin;

-Krijimi i Komisionit
për Dhënien e Koncesionit, i cili midis detyrave funksionale të përshkruara në
ligj, harton DSPK;

-Hapja e tenderit dhe
vlerësimi i ofertave;

-Shpallja e fituesit
dhe negocimi i kontratës koncesionare
.