Informacion “Mbi blerjen e
energjisë elektrike për periudhën
01.01.2016 –
31.01.2016 OSHEE 21-12-2015

Në baze te Vendimit te Këshillit te Ministrave Nr. 338 date
19.03.2008 ”Për miratimin e Modelit te Tregut te Energjisë Elektrike” (i
ndryshuar), si dhe Vendimit Nr. 130 date 03.12.2014 te Entit Rregullator te Energjisë
mbi “Procedurat për blerjen e energjise elektrike për mbulimin e humbjeve ne
sistemin e shpërndarjes nga operatori i shperndarjes se energjise elektrike
sh.a (OSHEE Sh.a) dhe “Rregullat dhe proçedurat e blerjes nga KESH sh.a. te
energjise elektrike”, miratuar me vendimin Nr. 30, date 23.03.2011, te Bordit
te Komisionereve te ERE-s:

Komisioni i Blerjes së energjisë elektrike, ne zbatim te urdherit
Nr. 22707 prot. date 21.12.2015 te Administratorit te OSHEE sha, Z. Adrian Çela
me subjekt “Per krijimin e Komisionit te Blerjes se energjisë elektrike për
mbulimin e humbjeve ne sistemin e shperndarjes per periudhen 01.01.2016 –
31.01.2016”:

Komisioni do te zhvilloje procedurën e blerjes së energjisë
elektrike duke ftuar të marrin pjesë shoqëritë tregtare dhe prodhuese që
plotësonin nenin 10 të “Rregullat dhe procedurat e blerjes nga KESH sh.a. së
energjisë elektrike, nga tregtarët vendas dhe të huaj” për të paraqitur ofertat
e tyre.

Kontrata OSHEE Sh.a

Kërkese për oferte