Miratohen VKM –të në zbatim të Ligjit Nr. 55/2015 “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Nga janari i vitit që vjen, pritet të vihet në zbatim ligji për investimet strategjike. Kuadri ligjor është gati dhe më 16.12.2015 Qeveria Shqiptare ka miratuar 9 Vendime të rendësishme që detajojnë procedurat, tarifat dhe mënyrën e bashkëpunimit të shtetit shqiptar me investitorët strategjikë.

Këto Vendime, përcaktojnë detyrimet financiare dhe ligjore që duhet të përmbushin investitorët strategjikë, në mënyrë që të përfitojnë statusin, asistencën e institucioneve dhe procedurat e lehtësuara për realizimin e projektit.

Në kuadër të këtij ligji shërbimet në favor të projekteve dhe investitorëve strategjikë ofrohen nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA. Agjensia jonë do të realizojë rolin e “dritares unike” dhe do të jetë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve me një ndalesë për projektet dhe investimet strategjike, kundrejt aplikimit të tarifave përkatëse. Tarifat që aplikohen për shërbimet ndaj investitorëve dhe investimeve strategjike janë: a) tarifa e kostove dhe e shërbimeve administrative; b) tarifa e menaxhimit të procedurave të investimeve strategjike. Pagesa e kësaj tarife kryhet nga subjektet e interesuara dhe dorëzohet së bashku me dokumentacionin e kërkuar për miratimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”, apo “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.

VKM-të e miratuara :

  • V E N D I M PËR NËNSEKTORËT STRATEGJIKË DHE ZONAT ME PËRPARËSI ZHVILLIMI
  • V E N D I M PËR MIRATIMIN E PROJEKTEVE ME STATUSIN “PROJEKT ME POTENCIAL STRATEGJIK”
  • V E N D I M PËR SHËRBIMET E PROMOVIMIT DHE PËRFAQËSIMIT TË INVESTIMEVE STRATEGJIKE
  • V E N D I M PËR VLERËSIMIN E DOKUMENTACIONIT TË INVESTIMEVE STRATEGJIKE
  • V E N D I M PËR TARIFAT E SHËRBIMEVE PËR INVESTIMET STRATEGJIKE
  • V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E MARZHEVE, RREGULLAVE DHE DOKUMENTACIONIT TË GARANCIVE FINANCIARE TË INVESTIMEVE STRATEGJIKE
  • V E N D I M PËR BASHKËPUNIMIN NDËRINSTITUCIONAL NË PROCEDURAT E INVESTIMEVE STRATEGJIKE
  • V E N D I M PËR ORGANIZIMIN DHE FORMËN E PJESËMARRJES SË SHTETIT NË INVESTIMET STRATEGJIKE DHE RREGULLAT PËR KRIJIMIN, FUNKSIONIMIN E ADMINISTRIMIN E FONDIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME PËR MBËSHTETJEN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE
  • V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR FUNKSIONIMIN, KRIJIMIN, ADMINISTRIMIN DHE PËR FORMATIN, PËRMBAJTJEN E PROCEDURAT PËR SIGURINË E REGJISTRIT TË INVESTIMEVE STRATEGJIKE