Shpallja e rezultatit të procedurës konkuruese për ndërtimin e HEC-it “Poçem”

Komisioni
i dhënies me koncesion për ndërtimin, shfrytëzimin dhe transferimin tek Autoriteti
Kontraktor të hidrocentralit “Poçem” ka përmbyllur procedurën e garës duke
shpallur fitues bashkimin e dy shoqërive turke “Ayen Enerji Anonim Şirketi” dhe
“Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm San Ve Tic Ltd.Şti”.


zbatim të Ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin
publik-privat”, i ndryshuar; VKM nr. 575, datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave
të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve/partneritetit publik-privat”; VKM
nr.576, datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për identifikimin,
vlerësimin dhe dhënien e koncesioneve për hidrocentralet” dhe të Dokumentave
Standarte të koncesionit, Komisioni ka administruar ofertën e vetme të paraqitur
nga bashkimi i dy shoqërive duke verifikuar dokumentacionin ligjor dhe atë
ekonomiko-financiar, proces i asistuar nga “Mercados”, konsulenti i përzgjedhur
nga BERZH.

Gara
u zhvillua përmes një tenderi të hapur ndërkombëtar dhe të njoftuar në një gazetë
ndërkombëtare për një periudhë 7 ditësh. Në përfundim të vlerësimit, Komisioni
klasifikoi Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Çinar-San Hafriyat Nakliyat
Inşaat Turizm San Ve Tic Ltd.Şti” dhe “Ayen Enerji Anonim Şirketi”, si ofertë
të vetme dhe e shpalli atë fituese të procedurës konkuruese.

Hidrocentrali
ka një vlerë investimi të parashikuar mbi 100 milion euro, prodhimin e energjisë
parashikohet të arrijë në 305,393,504 kWh; fuqia e instalizuar 99,500 kW ndërsa
koha e zbatimit të punimeve 36 muaj pas marrjes së lejes së ndërtimit.

Karakteristikat e hidrocentralit:


Prodhimi i energjisë elektrike 305,393,504 kWh


Fuqia e vendosur 99,500 kW


Koha e zbatimit të punimeve 36 muaj


Vlera e investimit (pa TVSH) 14,134,724,113 Lekë / 100,962,315 €