Konçesion për
prodhimin e energjisë nga mbetjet, Scan Tv,
14.07.2016

Vetëm pak muaj nga tryeza ku Korporata Ndërkombëtare
Financiare dhe USAID lakuan se përpunimi dhe menaxhimi i mbetjeve janë një
fushë potenciale për zhvillimin e partneriteteve private publike Ministria e
Mjedisit ka vënë në zbatim procedurën e parë.

Fieri do të jenë qarku i parë që do të ndërtojë dhe
administrojë një impiant të mbetjeve urbane ku përmes djegies do të të
prodhohet edhe energji termike. Në garë aktualisht me një bonus të përfituar
para të tjerëve është kompania që ka kryer edhe studimin e fizibilitetit “Building
Construction & Green Energy”.

Por cilat janë në fakt specifikimet teknike të projektit. Ky
impinat do të ketë një kapacitet tretës prej 180-200 tonë në ditë mbetje, fuqia
termike do të jetë 18.4 megavat, kurse ajo elektike 3.85 megavat, kurse prodhimi
vjetor do të jetë 28.7 milionë kwh energji.

Por çfarë do të përfitojë në fakt qeveria nga ky koncension.
Sipas përllogaritjes së bërë në kontratë tarifa nuk do të jetë më pak se 2 për
qind e të ardhurave totale nga shitja dhe ushtrimi i aktivitetit.

“Vlera e Fee Koncesionare do te jete vlera në lekë që
koncesionari do ti jap Autoritetit Kontraktor si pagesë për të drejtën e
ushtrimit të kesaj kontrate koncesionare/ppp. Fee Koncesionare do të jetë jo me
pak se _2_ % e të ardhurave totale nga shitja gjatë ushtrimit të aktivitetit.
Ofertuesi që ofron më shumë do te marr pikët maksimale”, thuhet në dokumentin e
koncensionit.

Mbyllja e procedurës për paraqitjen e ofertës pritet që të
jetë fillimi i muajit shtator.