Ministria
e Energjetikës njoftoi me 04.09.2016 ndërtimin e 2 HEC-ve të reja me kapacitet
nen 2 MW teksa vetëm me 06.09.2016 kishte njoftuar ndërtimin e 9 HEC-ve të dhëna
6 kompanive. Nga korriku 2016 MEI ka njoftuar dhënien e mbi 14 lejeve për
ndërtime te HEC-ve të reja në përputhje me Ligjin nr. 43/2015, datë 30.04.2015
dhe VKM nr. 822 datë 07.10.2015.

– Njoftim
për ndërtim të HEC “SHYTAJ” me kapacitet prodhues deri në 2 MW.

Aplikuesi
Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Erim” Sh.P.K., “Çupi Group” Sh.P.K. dhe “Arkev”
Sh.P.K., ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, për miratimin e
ndërtimit të hidroҫentralit “SHYTAJ”, me kapacitet prodhues nën 2 MW, në
përroin e Hetmit dhe Sheshit të vogël, degë e lumit të Zallit të Bulqizës,
Rrethi Bulqizë, Qarku Dibër.

– ​Njoftim
për ndërtim të HEC “QAMI 1” me kapacitet prodhues deri në 2 MW.

Aplikuesi
“Lajthiza Invest” Sh.A., ka aplikuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë,
për miratimin e ndërtimit të hidroҫentralit “Qami 1”, me kapacitet prodhues nën
2 MW, në përroin e Sqirres dhe të Satrave me derdhje në lumin Drin, fshati
Qami, Bashkia Kukës, Qarku Kukës.