Ministria
e Energjetikës dhe Industrisë njofton me date 13.10.2016 se Bashkimi i
Përkohshëm i Shoqërive “Koka” sh.p.k dhe “Alb-soni” sh.p.k, kane aplikuar për miratimin
e ndërtimit të hidrocentralit “Fere”, me kapacitet prodhues deri në 2MW, në përroin
e Xixullës, degë e lumit Mat, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër.

Njoftimi
i fundit lidhur me dhënien e lejes se ndërtimin mbi sa me sipër i referohet HEC
“Geghyseni” me datë 28.09.2016 për dhënien e lejes se ndërtimin për shoqërinë
Shpresa-Al me kapacitet prodhues deri në 2MW, në pellgun ujëmbledhës të
burimeve të përroit të madh, degë e lumit Valbona, në Bashkinë Tropojë, në
Qarkun Kukës.

Projekte
te cilat janë shpeshtuar ndjeshëm kohet e fundit, duke bere qe nga korriku 2016
Ministria e Energjetikës dhe Industrisë te kete bere te njohur për publikun në
përputhje me Ligjin nr. 43/2015, datë 30.04.2015 dhe VKM nr. 822 datë
07.10.2015 dhënien e mbi 24 lejeve për ndërtimin e 27 te HEC-ve te vegjël qe
parashikohet te risin kapacitetin me 52MW.